Në Top Talk me Juli Xhokaxhi gazetarët Anila Hoxha, Dritan Laci dhe Flamur Vezaj si dhe ish drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj, diskutojnë atentatin e mbrëmshëm në “Don Bosko” ku mbeti e vdekur një grua që punonte banakiere në lokalin ku u hap zjarr dhe u plagosën 5 persona dhe një vajzë e mitur. Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi