Atentat për pazare droge/ Durrës, 38-vjeçari me dy emra u qëllua me kallashnikov
25/01/2021 15:37

Edmir Begu, 38 vjeç, mbeti viktimë e një atentati pasditen e së dielës rreth orë 17:20 minuta. Ai ishte duke parkuar makinën pikërisht në këtë vend në lagjen numër 16 në Durrës. Pasi del nga automjeti, pak metra më tutje, përpara kësaj ndërtese, qëllohet me breshëri kallashnikovi. Ishte një pasdite me shi dhe errësirë, kur Begu, u qëllua. Ai mori goditje në kokë dhe gjoks. U dërgua në spital, por ndërroi jetë disa momente më pas për shkak të plagëve të marra. Familjarët e viktimës, këtë të hënë erdhën pranë vendit të ngjarjes ku vendosën edhe njoftimin për vdekjen e Edmir Begut, por refuzuan që të shpreheshin në kamera dhe jashtë saj, për ngjarjen e rëndë. Edmir Begu, njihej ndryshe me emrin Jetmir Begu. Ai po ashtu ka mbajtur edhe emrin Ilir Kuçi. 38- vjeçari Begu, sipas informacioneve që Top Channel ka siguruar, dyshohet se është ekzekutuar për prishje të pazareve të drogës. Ai kishte pasur disa lëvizje drejt shtetit fqinj, Italisë, për të cilën prokuroria pritet të nis hetimet. Pista kryesore është që Jetmir apo Edmir Begu, është vrarë për çështje droge në vendin tonë, por hetimet, pritet të hedhin më shumë dritë. Banorë të lagjës 16 në Durrës, tregojnë për të shtënat me breshëri që dëgjuan. Fillimisht policia e Durrësit raportoi se viktima ishte plagosur në këmbë pas një konflikti të çastit, por më pas u mësua se ishte një atentat i mirëfilltë për të vrarë Begun. Grupi hetimor ka marrë në pyetje disa persona të cilët mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Top Channel/ Marshimi i protestës së PD-së, TCH sjell pamje me dron
22/03 21:08
Top Channel/ Protesta kombëtare e PD-së, kryedemokrati futet brenda selisë blu
22/03 20:54
Top Channel/ Boçi përplaset me policinë, mbështetet nga të tjerët: Hiqe dorën se jam deputet
22/03 20:52
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta PD-së, protestuesit hedhin molotovë drejt bizneseve
22/03 20:43
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, demokratët hedhin sende drejtë policisë
22/03 20:43
Top Channel/ Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës, hidhen molotovë
22/03 20:34
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta, hedhje të vazhdueshme molotovësh, vendi mbushet me tym…
22/03 20:32
Top Channel/ Tensione në protestën e PD, hidhen molotovë drejt selisë së kryeministrisë
22/03 20:28
Top Channel/ Berisha u lëndua gjatë protestës, Noka e Boçi i kërkojnë ‘llogari’ policëve: Keni…
22/03 20:26
Top Channel/ Pati probleme me frymëmarrjen dhe sytë, Berisha i rikthehet protestës
22/03 20:23
Top News – Përplasja me policinë, Berisha ndjehet keq gjatë marshimit të opozitës
22/03 20:22
Top Channel/ Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat e largohet në banesë
22/03 20:17
Top Channel/ Protestuesit dhe deputetët e PD-së përplasen me policinë, hidhen molotovë
22/03 20:12
Top Channel/ Protestuesit përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës
22/03 20:05
Top Channel/ Protesta pa fjalime, molotovë e gaz, aksioni nisi para kryeministrisë, vijon marshimi
22/03 20:00
Top Channel/ Policia hedh gaz lotsjellës, përgjigje ndaj dhunës dhe molotovëve të protestuesve
22/03 19:59
Top News – Marshimi i opozitës nëpër Tiranë, mes molotovit, fishekzjarreve dhe gazit lotsjellës
22/03 19:58
Top Channel/ Blindohet kryqëzimi i Bllokut, protestuesit nuk lejohen t’i afrohen vilës së Hoxhës
22/03 19:56
Top Channel/ Protestuesit drejtohen nga ish-Blloku, ndezin flakadanë dhe molotovë
22/03 19:53
Top Channel/ TCH sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës, turma drejtohet nga…
22/03 19:38
DIGITALB DIGITALB