Aston Martin prezantoi fuoristradën e parë të tij në Los Angelos dhe në një event tjetër simultan në Pekin. Kompania britanike e makinave sportive i bashkohet kështu një liste markash, mes të cilave Lamborgini, Bentley dhe Rolls-Royce, për të cilat një fuoristradë dikur, mund të ketë qenë e pamendueshme, por sot është një realitet.