Shqipëria nuk ka identifikuar asnjë rast me Covid 19. Ka rezultuar negativ gruaja 50-vjeçare që u transferua nga spitali i Lushnjës në shërbimin e infektivit, e cila kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Padova e Italisë dhe kishte shfaqur simptoma. Ndërkohë në komunikimin e përditshme, Ministria e Shëndetësisë deklaron se janë testuar 58 raste të dyshuara në laboratorin e virologjisë në ISHP, por kanë rezultuar negative.