Ambasadori Aleksandër Arvizu në mënyrë të drejtpërdrejt larg gjuhës së zakonshme diplomatike ka deklaruar se të gjitha palët janë fajtore për hapat prapa të integrimit. Kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë i ka drejtuar një mesazh të qartë mazhorancës qeverisëse të zotit Berisha për përgjegjësitë që ka në krijimin e terrenit të përshtatshëm për dialog me opozitën.