Shumë nga fasadat e pallateve kanë ndryshuar së fundmi, duke u ngjyrosur nga murale të mëdha që përçojnë mesazhe të ndryshme. Nismëtar i këtij arti urban është një djalë nga Vlora që prej vitesh eksperimenton me ngjyrat. Sot në "Ora e Tiranës" do t’ju njohim me Franko Dinen, artistin që ngjyros kryeqytetin.