Sot, “Ora e Tiranës” do të ndalet në një prej shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit, aty ku kemi ndjekur një ditë të zakonshme mësimi. Bëhet fjalë për shkollën e muzikës “Servete Maçi”, që këtë vit u rindërtua nga e para dhe që ofron programe muzikore për të vegjlit që duan të jenë instrumentistë në të ardhmen.