Artan Hoxha është zgjedhur sot Rektor i Universitetit të Tiranës me 54% të votave. Me marrjen e postit si rektor, postin e mëparshëm qe ai ka mbajtur si Dekan i fakultetit të Drejtësisë tashmë do e mbajë Sokol Mëngjesi. Shefe e Departamentit tashmë në Fakultetin e Drejtësisë është Dorina Hoxha. Ndërkohë pasi u shpall fitues dhe u zgjodh Rektor i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha reagoi në një status në Facebook. Ai shprehu falenderime dhe mirënjohje për të gjithë mbështetësit.