Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin e akademikëve të rinj që do të jenë pjesë e këtij institucioni, mes të cilëve spikat emri i Ermira Muratit, e njohur gjerësisht si Mira Murati, dhe është një prej personave më të rëndësishëm në kompaninë OpenAI. Ajo së bashku me Angjelin Preljocaj, Gëzim Alpion, Lea Ypi e Lulzim Tafa, u votuan e pranuan nga Asambleja për anëtar të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Sakaq, gjatë asamblesë u votuan edhe për 4 anëtarë të rinjë të brendshëm. Adrian Civici, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi, Rajmonda Buhaljoti, u votuan e pranuan me shumicë vote nga Asambleja për titullin “akademik”. Gazetar: Orest Floku