Arsimi në Shqipëri vazhdon të shfaqë probleme shqetësuese. Ngjarja e fundit që ka nxjerrë në dritë problemet e nxënësve shqiptarë është testi “PISA” që zhvillohet nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) për nxënësit e moshës 15-vjeçare. Ky test zhvillohet në tre disiplina: Lexim, matematikë dhe shkencë dhe ka si synim të analizojë jo vetëm nëse nxënësit kanë mësuar atë që ju është ligjëruar, por gjithashtu vlerëson nëse ata mund të përdorin në mënyrë kreative dhe kritike atë që dinë. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj