Arrestohet me armë Vladimir Gjuta/ Ndalohet pranë selisë së PS nga truproja e kryeministrit Rama
11/02/2020 09:47

Në këtë vend 6 oficerë të gardës së Republikës pjesë e eskortës të kryeministrit Edi Rama, në mënyrë të befasishme i janë afruar shtetasit Vladimir Gjuta duke e shtrirë në tokë. Momentin kur oficerët e gardës e kanë bërë neutralizimin e Gjutës, një emër i njohur i botës së krimit, atij i ka rënë nga brezi, një armë tip pistoletë. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 8:45 vetëm 15 minuta pasi kryeministri Edi Rama kishte mbërritur në selinë e PS për të drejtuar mbledhjen e kryesisë. Top Channel ka mësuar se një prej oficerëve të gardës në rrolin e vëzhguesit, ka identifikuar Vladimir Gjutën që mbante një kapele dhe një çantë krahu. Oficeri gardës ka njoftuar kreun e grupit të sigurimit të kryeministrit, që ka urdhëruar kontrollin e Gjutës për vetë rrezikshmërinë që ai shfaq. Tre oficerë të gardës i janë afruar nga mbrapa dhe tre të tjerë në të njëjtën kohë nga përpara, duke e rrethuar në mënyrë të papritur. Gjuta ka qenë në posedimi e një arme dhe një sasie të konsiderueshme valute. Kjo foto ekskluzive e Top Channel tregon se në çantën e Gjutës janë gjetur 120 euro, dollarë dhe një sasi stërlinash britanike. I është sekuestruar edhe arma tip pistoletë, një karikator si dhe 22 fishekë pistolete bashkë me një dorezë hekuri, që përdoret për të shkaktuar dëmtime në trup. Ndërsa kjo foto tjetër ekskluzive siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, tregon momentin kur 40 vjecari Vladimir Gjuta, është fotografuar në ambientet e drejtorisë se policisë Tiranë.

Dasma Selin – Gimbo | Pjesa 2
05/03 23:44
Dasma Selin – Gimbo | Pjesa 1
05/03 23:43
Albin Kurti kundër të gjithëve! Osmani shpall zgjedhjet! Spiropali del hapur kundër Ballukut!
05/03 23:41
Episodi i plotë – Fiks Fare, 5 Mars 2026
05/03 21:00
Edicioni Informativ, 5 Mars 2026, Ora 19:30
05/03 20:10
E dashura me ngjyrë shkak/Aleksandri nuk flet me babin dhe….Plas keq me Indritin-Ep.122, 5 Mars 2026
05/03 19:30
Sherr live! “Nuk duhet ta gjykosh 1 gocë që është prostitutë se dhuron kënaqësi”-Ftesë në 5, Pjesa 1
05/03 17:43
Nga lufta te tregjet financiare: pse po dobësohet euro? | Top Talk
05/03 16:39
Edicioni Informativ, 5 Mars 2026, Ora 15:00
05/03 15:42
Turqia “në këmbë”, Irani lëshon raketat, Erdogan reagim! Izraeli nën sirena alarmi
05/03 15:38
Edicioni Informativ, 5 Mars 2026, Ora 12:00
05/03 12:58
“Supë kremoze me brokoli dhe pite me djathë” – Në Shtëpinë Tonë
05/03 11:17
Edicioni Informativ, 5 Mars 2026, Ora 00:00
05/03 09:28
Ish-oficeri i forcave speciale: SHBA gati të përdor bazën e Kuçovës për sulmet ajrore – Top Story
05/03 00:26
‘Pengje të Kanunit’ – “Rrëfime dramatike të gjakmarrjeve që zgjasin mbi 5 dekada” – Inside Story
04/03 22:00
Episodi i plotë – Fiks Fare, 4 Mars 2026
04/03 21:01
Edicioni Informativ, 4 Mars 2026, Ora 19:30
04/03 20:04
“S’mundet femra të më jepet shpejt…”/Silvio me parimet e tij, debat në studio – Ep.121, 4 Mars 2026
04/03 19:30
BBV/ Brikena i puth dorën “vjehrrës”.I ftuari: Brikena hipokrite – Ftesë në 5, Pjesa 2
04/03 18:10
Buxheti po mbahet nga puna, 77% e rritjes erdhi nga taksimi i pagës – Top Talk
04/03 16:35
DIGITALB DIGITALB