Kryerja e veprave penale nga qytetarët është e rëndë, por më e rëndë akoma është kur shkeljet apo veprimet kriminale kryhen nga punonjësit e policisë, të cilët supozohet t’ju shërbejnë qytetarëve dhe t’I mbrojnë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë bilancin muajit mars, ku vihet në dukje se për 45 punonjës të Policisë së Shtetit janë kryer 22 referime në Prokurori gjatë muajit Mars. Sipas raportit, 4 punonjës policie janë arrestuar në flagrancë, ndërsa për 6 punonjës policie, ka filluar hetimi disiplinor për Shkelje të Rëndë. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj