Pesë të arrestuarit pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, dolën paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Krujës. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari, dhe drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla.