Arrestime në Tiranë për tërmetin/ 24 urdhër arreste për ish kryetarë komunash dhe ndërtues
14/01/2020 20:54

Anila Hoxha: Përshëndetje nga prokuroria e Tiranës, aty ku prokurorë të çështjes për dosjen e tërmetit të datës 26 nëntor po vazhdojnë të lëshojnë urdhra ndalimi të tjerë. Deri më tani jo zyrtarisht, burime të sigurta të Top Channel thonë se prokurorët kanë firmosur në total 38 urdhra ndalimi prej të cilëve policia e Tiranës dhe policia e shtetit ka ekzekutuar 27 urdhra arresti ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim për dyshimet e shpërdorimit të detyrës. Pasi sikurse dyshon një grup i përbërë prej tre prokurorësh dhe shumë oficerë të policisë gjyqësore, ish kolaudues, drejtues teknik madje edhe ndërtues kanë shpërdoruar detyrën. Nuk është shkaktar vetëm tërmeti për dëmtimin e dhjetëra ndërtesave në Tiranë, por edhe cilësia e dobët e këtyre objekteve. Sikurse thotë prokuroria e Tiranës në rrugë jo zyrtare gjithashtu gjatë hetimit janë evidentuar ndërhyrje të padrejta në strukturën e disa objekteve të shkatërruara nga tërmeti. Prokuroria ka bashkuar në një të vetme dosjet për sa i takon objekteve të shkatërruara dhe të pabanueshme në Tiranë në zonat e Farkës, komunës së Kasharit, komunës së Vorës, Kombinat dhe Liqni i thatë, të cilat ka dhjetëra referime të bashkuara në një. Ndërkohë që sikurse thuhet në rrugë jo zyrtare prokuroria ka bashkëpunuar me krimin ekonomiko financiar me policinë e Tiranës dhe ka evidentuar si shkelje duke dyshuar se tek të ndaluarit, por edhe ata që po kërkohen ende kanë shpërdoruar detyrën sipas nenit 248 të kodit penal. Dhe për këtë vepër kanë përfunduar në burg, veç të tjerash edhe drejtues teknik, inxhinierë deri edhe ish kryetar komunash, Fatbardh Plaku, Besnik Fuçia e Faik Vejzo. Ndërkohë ka një listë të gjatë emrash që ne e kemi raportuar në kohë rekord. Pritet që sëshpejti të ketë zhvillime të reja edhe nga një prokurori tjetër sikurse është prokuroria e Krujës, që veç disa ndërtuesve dhe kolauduesve po heton dhe sa i takon shkatërrimit të një shkolle në Krujë. Që rezulton sikurse thonë burime jozyrtare pranë Top Channel se kjo shkollë menjëherë sapo ishte rikonstruktuar, është shkatërruar nga tërmeti pavarësisht se ishte konsideruar e sigurtë dhe brenda parametrave teknik.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16