ARMO për skrap, punëtorët dhe shteti kërkojnë borxhin mln euro nga kompanitë fantazmë – Fiks Fare
07/02/2024 20:45

Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa tentativa të kompanive që luanin me punëtorët dhe vetë shtetin me rafinerinë ARMO në Ballsh. Në atë kohë, emisioni investigativ denoncoi se firma modeste dhe fantazmë po merrnin nën kontroll rafinerinë e përpunimit të thellë. Madje, duke krijuar borxhe të mëdha ndaj punëtorëve, furnitorëve dhe institucioneve shtetërore. Denoncimi i parë erdhi në vitin 2018, teksa nëpërmjet intervistave dhe dokumenteve faktuam se borxhi që ARMO i kishte shtetit shkonte në plot 600 milionë euro. Por, pas ikjes së Taçit dhe Azerëve, rafinerinë e mori banka nën pronësi. Pas vitit 2018, rafineria iu la me qira disa firmave, duke filluar nga Tosk Energji apo Byllis Energji. Megjithëse ishin të ndara, ato kishin të njëjtët emra si administratorë dhe pronarë. Fiksi faktoi në vitin 2019, nëpërmjet një tjetër investigimi, se rafineria në atë kohë po merrej nga firma Tosk Energji dhe Byllis Energji. Dy firma me persona të njëjtë; shqiptaro – zviceranin Blerim Hoxha dhe ish-administratorin Kristof Dabord, që kishte qenë gjatë kohës së Taçit. Pra, i njëjti administrator që e çoi në faliment po tentonte që të rimerrte kontrollin. Fiks Fare bëri një vëzhgim në QKB, ku rezulton se firma “Byllis Energji” ka kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor, nga Tatimet e Tiranës. Kërkohet që të mos tjetërsohen pasuritë dhe aksionet e kësaj firme. Ndërkohë, në janar të vitit 2020, në QKB u lëshua edhe një urdhër bllokimi nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Duket se, krahas borxhit të madh ndaj punëtorëve dhe firmave private, kjo firmë që administroi për disa kohë ARMO-n ka pasur borxh edhe ndaj shtetit. Por, sërish nuk u ndërmor asnjë masë, duke e lejuar që të vijojë aktivitetin dhe të thellojë borxhet, ashtu si edhe kompanitë e mëparshme. Vetë kompania publikonte bilance në QKB, ku pranonte se detyrimet e saj ndaj shtetit, huat, apo shoqërive tregtare private shkonte në plot 10 milionë euro.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 13 Mars 2026
13/03 21:01
Monitorime/ Ja çfarë bën dekolteja e Hygerta Sakos! – Fiks Fare
13/03 21:00
Veterriku nën pushtetin e ujit, 125 ha tokë të përmbytura nga dalja e lumit Osum! – Fiks Fare
13/03 20:45
A duhet leje nga prindërit për të rënë në dashuri? – Fiks Fare
13/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 12 Mars 2026
12/03 21:01
Monitorime/ Kolegia e vë re në transmetim, etiketa e alarmit në këmishën e moderatorit – Fiks Fare
12/03 21:00
“S’kishte të vdekur”. Si u pushuan hetimet për aksidentin me 13 makina, shkaktarët pa siguracion – Fiks Fare
12/03 20:45
A jetojmë në demokraci? Qytetarët flasin hapur! – Fiks Fare
12/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 11 Mars 2026
11/03 21:01
Monitorime/ Bledi Mane: “Lajmet perverse kanë audiencë” – Fiks Fare
11/03 21:00
‘Kafja’ 10 mijë €! Video e ryshfetit të dy drejtorëve të bankës shtetërorë! – Fiks Fare
11/03 20:45
Shqiptarët me orë të tëra në kafe. Pse jashtë kjo ndodh rrallë? – Fiks Fare
11/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 10 Mars 2026
10/03 21:01
Monitorime/ Armela hutoi jo vetëm të ftuarin, por tronditi stadiumin – Fiks Fare
10/03 21:00
Peshkopi/ Digjet Pallati i Kulturës, fajin ia hedhin ‘miut’. Godina pa sistem sigurie – FIks Fare
10/03 20:45
Pse u bën thirrje Berisha të rinjve dhe intelektualëve? Nëse duan, dalin vetë në protestë! – Fiks Fare
10/03 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 9 Mars 2026
09/03 21:01
Monitorime/ Shtatzënia? Gjinekologu thotë: Pyet kryetarin e komunës! – Fiks Fare
09/03 21:00
Baza e NATO-s i prishi shtëpinë, OSHEE i kërkon të paguajë dritat – Fiks Fare
09/03 20:45
Paris apo një tufë lule? Burrat tregojnë surprizat për 8 Mars – Fiks Fare
09/03 20:30
DIGITALB DIGITALB