Në majin e vitit 1624, një burrë shoqëron të bijën në plazhin e Santa Severës, ku ka ngecur një krijesë fantastike. Një balenë. Xhovani Briço është një gjeni plebe, i shpërfillur nga letrarët dhe nga oborri: dyshekpunues, piktor pak i njohur, muzikant, komediograf popullor, aktor dhe poet. Një qen endacak i çuditshëm në një epokë në të cilën nevojitet një padron, Briçoja i mëson së bijës pikturën dhe e hedh në botën e artit si një rioshe me aftësi të veçanta, duke i imponuar fatin e virgjërisë. Melania Mazzucco, teksa rrëfen për lavdi, intriga, dhunë dhe mjerime të qytetit të papëve dhe zjarrminë e një shekulli njëherazi fanatik e libertin, ...