“Të lumshin duart” është rubrika më e re në “E Diell”. Në moderimin e kësaj rubrike do të jetë Beniada Nishani e cila do të shoqërohet edhe nga fëmijët e vegjël. Misioni I tyre do të jetë që bashkë me të ftuarin e javës tja dalin me sukses të gatuajnë recetën e dhënë. Këtë javë e ftuari e kësaj rubrike do të jetë Argjira Spanca dhe detyra e saj së bashku me fëmijët është të gatuajnë makarona dhe 1 ëmbëlsirë të thjeshtë por të veçantë. Moderatore: Beniada Nishani E ftuar: Argjira Spanca Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.