Top Talk Economy diskutoi sot për apelin e presidentit francez, Emanuel Macron, për ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Kryetari i shoqatës së eksportuesve, Alban Zusi, dhe eksperti për ekonominë, Igli Tola, u ndalën tek opsionet për invesitorë të huaj në vendin tonë, nëse diçka e tillë është e mundur. Sa i përket anëtarësimit në BE, Alban Zusi, analizoi situatën aktuale, nëse Shqipëria është gati të anëtarësohet. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni