Apel kosovarëve: Kujdes në Irak, Iran e Jemen
08/01/2020 17:47

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që të kenë kujdes në udhëtimet drejt Irakut, Iranit dhe Jemenit, meqë konsiderohet se këto vende nuk ofrojnë siguri. Paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, vjen pas tensioneve më të fundit në rajonin e lindjes së mesme. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se Irani kishte sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje ndërkohë që mendohet se në këtë vend ka edhe shtetas kosovarë. Ministria e Jashtme e Kosovës tha se “ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli tha ndërkohë më herët se autoritetet janë duke bërë përpjekje për të identifikuar dhjetëra shtetas të Kosovës që punojnë në bazat amerikane Irak. “Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme. Deri më tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndoshë e mire”, ka thënë mes tjerash ai në një postim në rrjetin social, Facebook.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48