Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të shiut dhe shkarkesave elektrike që ndikojnë në masat e sigurimit teknik, shembja e kontrolluar me eksploziv e pallatit 6 katësh në Durrës është anuluar. Reshjet e dendura të shiut përgjatë orëve të para të mëngjesit kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës. Kështu, shembja me tritol e pallatit është shtyrë për ditë e premte dhe nga ora 12.00 deri në orën 17.00, IKMT ju bënë thirrje qytetarëve të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse.