Lëvizja e ‘68 në botë prodhoi shumë ngjarje që rrokullisën historinë jo vetëm politike të botës dhe ndikuan në gjeopolitikë por ato ishin lëvizje kulturore që ndryshuan mendësi dhe sollën një revolucion të mendjes dhe shpirtit njerëzor. Deri atëherë nuk ishte folur aq për lirinë në një dimension metafizik apo dhe konceptual të saj. Lufta e ftohtë që kish ndarë dy botë u thellua edhe më shumë pas saj, duke e errësuar më shumë lindjen dhe ndricuar më shumë perëndimin. Po sa e preku kjo lëvizje Shqipërinë? Sa ndikoi në politikë, në ekonomi dhe kulturë? Pse u tremb nomenklatura? Dhe cfarë ndodhi pas saj?