Anton Athanasi është biznesmeni multi-milioner i lindur në Korçë. Biznesi i tij pati një sukses të madh në fushën e restoranteve, vecanërisht me restorantin Anthony's Pier 4, një ndër më të suksesshmit në Amerikë. Në vitin 1976 National Restaurant Association, e vlerësoi këtë restorant, si restoranti më i mirë i vitit.Antoni Athanasi kishte ndjenja shumë të thella shqiptare. Ai i kishte marrë ndjenjat në radhë të parë nga familja e tij. Ai me familjen e tij u vendosen në Amerikë kur ai ishte në moshën tre-vjeçare. Antoni kishte një familje shumë atdhetare – i ati i tij ishte atdhetar. Në moshë të re ai u rrit, u njoh me Nolin dhe me Konicën dhe i admironte të dy ata, por sidomos Fan Nolin.