Ankthi është një nga problemet e hasura më shpesh në ditët e sotme e ka raste kur ky emocion bëhet pengues në realizimin e aktiviteteve të përditshmërisë. Psikoterapisti Enkel Bulica na tregon se cili është burimi i këtij fenomeni, problematikat e lidhura me të dhe trajtimet e mundshme për ta mbajtur nën kontroll.