Në Arkivin e Galerisë Kombëtare ruhen mbi 50 punime, portrete dhe peizazhe, midis të cilave: “Autoportret”, si dhe “Peizazh i Pogradecit”, etj. Që në moshë të re u mor me pikturimin e ikonave në kishat shqiptare. Nga punimet e saj në këtë fushë përmenden, punimet në Kishën e Drenovës, në Kishën e Ungjillizimit në Tiranë. Ajo njihet në këtë fushë nga të paktat artiste që vijuan artin e ikonografisë dhe femra e vetme ikonografike.