Drogat e forta si kokaina dhe ekstazi duhet të legalizohen dhe të rregullohen me ligj, sipas kryebashkiakes së Amsterdamit, e cila beson se kjo është mënyra e vetme për të mposhtur narkotrafikun dhe efektet e tij "katastrofike" në qytetin e saj. Në një intervistë për AFP, Femke Halsema thotë: "A mund të imagjinoni se një ditë do të mund të merrni kokainë përmes farmacistëve ose përmes një modeli mjekësor. Ka dallime, por unë veçanërisht dua të hap një diskutim se si është e mundur që ne i kemi dhënë kriminelëve monopolin tek një stimulues që përdoret kaq gjerësisht dhe që mbart kaq shumë rreziqe”.