Autoriteti i Mediava Audiovizive (AMA) ka intensifikuar aksionin kundër piraterisë dhe aktiviteteve të palicencuara audiovizive. Gjatë muajve të fundit, AMA ka kryer 35 inspektime, kryesisht në qarkun e Korçës, në bazë të të cilave janë ndëshkuar me gjobë 23 subjekte, ndërsa për 8 subjekte është duke vijuar procedura administrative.