Gjatë gjithë kësaj javës të pazakontë që kaluan të gjithë shqiptarët, pas tërmetit të 26 nëntorit, ata që kanë qenë në krye të detyrës janë personeli shëndetësor , dhe në veçanti ai i Urgjencës Kombëtare Mjekësore. Ka qenë kjo njësi shëndetësore, e cila ka pritur që në momentet e rënies së tërmetit dhe në vazhdimësi të gjitha thirrjet e qytetarëve për ndihmë, por nga ana tjetër ka insistuar edhe me ambulanca, mjekë nëpër zonat e prekura dhe jo vetëm. Tashmë ata janë në një gjendje gatishmërie edhe si pasojë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.