Eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho analizoi në Top Talk statistikat e aksidenteve në Shqipëri. Mbi 1/5 e shkeljeve rrugore të konstatuara vitin e fundit kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë, ndërsa eksperti ndan shqetësim edhe për rastet e larta të përdorimit të alkoolit dhe substancave të tjera në timon.