Në rrjetet sociale po zien një teori e re konspirative. Bëhet fjalë për Antarktiken, kontinentin më misterioz në Tokë. Shumë konspiracionistë besojnë se pas mureve me akullnaja fshihet një pjesë e tokës ku ndodhen 27 kontinente. Shumë video po qarkullojnë në rrjete sociale duke pretenduar se liderët e disa vendeve të fuqishme janë në dijeni të misterit që fshihet pas mureve të akullt mbi 100 metra mbi nivelin e detit.