SUBSTANCË është homazh për mikun, artistin dhe kolegun e shtrenjtë në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Është akt kujtese. Një “tempull” modest reflektimi për një Njeri dhe Artist të madh. Nuk është një ekspozitë retrospektive, as arkivore, por një përpjekje për të treguar të sintetizuar jetën dhe vepren e tij –të ndare mes dy kohësh, që u bashkuan serish përmes ngjyrës. Najada Hamza