Maqedonia e Veriut është në fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Koalicioni shqiptar VLEN është një nga aktorët kryesorë që po synon mobilizimin maksimal të komunitetit shqiptar . Por fushata nuk është pa sfida: Arben Taravari, nga rradhët e koalicionit, ka shprehur zhgënjim mbi rolin që VLEN po luan në institucionet, ndërsa Mexhiti dhe Gashi janë përpjekur të ruajnë kohezionin publik dhe të bindin votuesit që VLEN duhet të jetë alternativë e unifikuar përballë BDI-së. Në këtë garë të ndarë mes koalicioneve shqiptare, a do të arrijë VLEN të mbajë bashkë komunitetin shqiptar, apo fragmentimi i brendshëm do të ndikojë në rezultatet e 19 tetorit?