Aleatët e Bashës/ Rama ironi: Dule fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Dash Shehi ka qëllim…
08/03/2021 14:25

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën online, “Rruga drejt 25 prillit”. Gjatë fjalës së tij Rama nuk i kurseu akuzat në drejtim të opozitës, duke i marrë me radhë figurat kryesore. “Ne kemi një program pune, një plan veprimi, sepse ne jemi qeveria dhe ajo që ne kemi për detyrë, është të themi qartë atë që do bëjmë dhe të bëjmë atë që themi. Ne nuk jemi një koalicion kap ça të kapësh. KÇK fiton, Shqipëria humbet, që nga Luli, te Monika që lufton të mbajë Lulin lidhur për hir të Ilirit dhe Saliut që duan të kapin pushtetin me duart e Lulit. “Agron Duka do të mbetet në historinë e estradave politike si i vetmi kryetar partie pas vitit 1912 që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin sepse ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP-it. Duke pritur që Basha ta bëjë pakëz ministër bujqësie, meqë Agroni, si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë pula, zogj e vezë, sa për kotec i shkon vetëm ministria ushqimit. Fatmir Mediu, që vulën e Partisë Republikane e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por të vetmen certifikatë prone që ai ka mundur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it. Dash Shehi që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e parlamentit. Vangjel Dule që në TV është balli i lartë i minoritetit grek, e në KÇK e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, Tym Idrizi, i doganave, që deputetllëkun e ka për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit.

Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
DIGITALB DIGITALB