Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, policia ka vënë në pranga mbrëmjen e së premtes ( 3 shkurt) ish-funksionaren Alda Klosi. Arrestimi ka ardhur pas rimarrjes në pyetje të Rozeta Dobit, pastruesja që iu gjetën mbi 500 mijë euro në aspiratorin e shtëpisë. Hetimi pasuror i ish-drejtoreshës së kabinetit të Arben Ahmetajt, si dhe dëshmia e gjatë e dhënë nga sanitarja Rozeta Dobi kanë bindur organin e akuzës për krijimin e dyshimeve të arsyeshme për pastrim parash. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj