Albin Kurti është i vetëm në garën për kryetarin e Vetëvendosjes. Në fundin e një procesi parazgjedhor të pllakosur nga mosmarrëveshje, përplasje e dorëheqje, themeluesi i kësaj lëvizjeje e kërkon sërish drejtimin e saj dhe në zgjedhjet e parashikuara të mbahen në muajin shkurt, nuk do të ketë përballë asnjë kundërshtar.