Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të largohet nga lista e kandidatëve për deputet. Kjo pasi emri i tij sipas burimeve është në mesin e 47 kandidatëve që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë dënim të formës së prerë brenda tre vjetëve të fundit dhe bazuar në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë të drejtën e kandidimit. Në një prononcim për Top Channel, Kurti tha se ende nuk ka pranuar shkresë nga KQZ-ja.