Përmes një ceremonie solemne, dhe në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Albin Kurti mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës. Për shkak se Haradinaj ka udhëtuar drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës, postin kreut të VV, ia dorëzoi ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli. Pranimi formal i detyrës nga Kurti u bë në ambjentet e kabinetit të kryeministrit.