Një ditë para nisjes së turit ballkanik për Procesin e Berlinit të kryeministrit Rama, homologu i tij në Prishtinë, Albin Kurti la të kuptohej se nuk do ta takonte atë jashtë formatit të mbledhjes së qeverive. “Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera,” tha Kurti.