“Albin Kurti duhet çuar te Kisha e Laçit…”, Zeka: Do që të dënohen komandantët e UÇK
15/09/2025 22:10

Qindra shqiptarë protestuan në Hagë të dielën duke i paraprirë fazës përfundimtare të gjyqit ndaj ish komandantëve të UÇK-së. Qyteti holandez u vesh kuq e zi teksa protestuesit dhanë mesazhet e tyre në formë paqësore, përmes pankartave që mbanin në duar si: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, etj. Dëshmia e ish diplomatit amerikan James Rubin në fund të viteve ’90 nis kështu fazën përfundimtare të gjyqit të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, që luajti një rol kyç në përpjekjet diplomatike për Kosovën. Ai dëshmoi se Thaçi nuk kishte kontroll operacional mbi komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të Hashim Thaçi ishte një figurë kryesisht politike, simbolike, pa autoritet për të dhënë urdhra ushtarakë. Në këtë proces, që nisi zyrtarisht më 2020, janë grumbulluar qindra orë dëshmi dhe dokumente të organizatave ndërkombëtare. Prokuroria ka sjellë dëshmitarë që pretendojnë të kenë qenë viktima ose dëshmitarë të drejtpërdrejtë të veprimeve të UÇK-së, ndërsa të tjerë kanë ofruar dëshmi të shkruara sipas procedurës së Gjykatës. Vetë Thaçi, që prej ditës së parë të paraqitjes në sallën e gjyqit, ka deklaruar “i pafajshëm” për të gjitha akuzat, duke i cilësuar ato të pabazuara. Dëshmia e Rubin sot nuk është thjesht një akt ligjor; ajo ka edhe peshë simbolike. Por betejat në Hagë nuk zhvillohen vetëm mbi dokumente dhe dëshmi, por ato përplasen edhe mbi narrativën e vetë luftës së Kosovës: kush ka qenë përgjegjës, kush ka qenë viktimë, dhe si duhet të mbahet mend kjo periudhë në kujtesën kolektive. Gjyqi ndaj Thaçit e të tjerëve është arena ku përplaset drejtësia dhe historia, ku çdo dëshmi shënon jo vetëm një provë, por edhe një gur në rindërtimin e narrativës për luftën dhe pasojat e saj. A do të ndikojë dëshmia e Rubin në perceptimin e trupit gjykues, apo do të mbetet vetëm një element politik i së kaluarës? Çfarë mesazhi do të japë vendimi final për raportet e Kosovës me të kaluarën e luftës?

TRONDITET KOSOVA/SHBA i shpall “luftë” Albin Kurtit! Vendi shkon drejtë zgjedhjeve?
15/09 23:09
Zeka flet për takimin sekret të SHBA me opozitën! A do të rrëzohet Albin Kurti me pakt opozitar?
15/09 22:51
“Nëse Trump fut Serbinë në veri, trimat e fb…”, Zeka kundërshtohet nga Duma: S’flitet kështu!
15/09 22:46
“Albin Kurti ose të gjejë zgjidhje, ose dështoi…”, Kapri: S’mund të luajmë me SHBA, Serbia është te dera
15/09 22:45
Zhulali përplaset fort me Zekën e Zekthin: Si mund të thuash se Kurti veproi mirë se i doli kundër SHBA?
15/09 22:41
Ekskluzive/ Amerikani trondit Serbinë! Dokumentet “top secret” në duart e Hashim Thaçit
15/09 22:35
“Thaçi sakrifikoi veten me gjykatën, Kurti abuzon!”, Zekthi s’përmbahet: Thaçi u soll si burrë shteti!
15/09 22:34
“Albin Kurti duhet çuar te Kisha e Laçit…”, Zeka: Do që të dënohen komandantët e UÇK
15/09 22:10
“Elita politike e Shqipërisë ka dështuar me luftën e UÇK”, Kapri: Nuk njolloset UÇK, humbëm busullën
15/09 22:04
“Rubin shkatërroi propagandën serbe, që hiqen si viktima”, Zhulali: Gjyqtari kundër UÇK pak i dyshimtë…
15/09 22:03
“Sekretarja iu ul në gjunjë komandantëve të UÇK”, Zeka: Pranoni marrëveshjen, bombardojmë Serbinë…
15/09 21:38
Zekthi ngre tonet: Mos e urreni Hashim Thaçin, dilni nga llumi dhe mbroni fort UÇK-në
15/09 21:37
“Kush është amerikani që shpëtoi Thaçin?”, Alishani tregon momentin kritik që vulosi fatin e Kosovës
15/09 21:30
E BUJSHME: “SHBA u jep dokumentet sekrete drejtuesve të UÇK në Hagë”, Veliu tregon çfarë ndodhi në gjyq
15/09 21:28
Ekskluzive/Çfarë nuk u pa në Hagë? Veliu: Thaçi i qetë buzëqeshte, Krasniqi luan me mjekrrën, Veseli…
15/09 21:26
Tronditet Bashkia! A iu kërkua dorëheqje Veliajt? Curri i bindur: Berisha mori ftesë për qeverinë
12/09 00:07
Avokatët e Veliajt reagojnë live pas debatit në Top Story: Kryebashkiakut nuk i’u kërkua dorëheqja
11/09 23:12
“Rama deri sa të vdesë në pushtet”, reforma territoriale e Ramës, studio: Berisha është dakord!
11/09 23:09
Prapaskena/ “Veliaj s’pranon dorëheqjen, Curri dhe Luarasi përplasen për kryebashkiakun
11/09 23:03
“A do qaje ti nëse bëheshe ministre?”, Curri shtang me pyetje deputeten Luarasi: Do përgjigje ti?
11/09 22:46