Pasi asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës i dha dritën jeshile Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Serbia nuk humbi kohë dhe menjëherë filloi reagimet. Pak orë pasi 131 deputetë votuan pro avancimit të Kosovës drejt Këshillit të Evropës, mbi 300 qytetarë të Kosovës u bllokuan në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Ata u bllokuan rreth orës 11 të mbrëmjes së 16 prillit pa një motivacion, madje sipas dëshmitarëve arsyeja e bllokimit ishte një urdhër nga lart. Gjithashtu disa zyrtarë të policisë së Kosovës u ndaluan. Gazetar: Orest Floku