Shqipëria dhe Franca kanë problemet më të mëdha me dhunën mes adoleshentëve. Sipas raportimeve në nivel europian, Shqipëria dhe Franca janë dy shtetet që e raportojnë më shumë bullizimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Altin Hazizaj nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri thotë se bullizmi ka kaluar në ngjarjen numër 1 dhe në incidentin numër 1 që rapotojnë të gjithë, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur. “Në nivel kombëtar, për herë të parë në thuajse 10 vjet, që ekziston platforma kombëtare për sigurinë në internet “I Sigurt.al”, bullizmi ka kaluar në ngjarjen numër 1 dhe në incidentin numër 1 që rapotojnë të gjithë, fëmijë, adoleshentë dhe të rritur.” Gazetare: Luçiana Hulej