Varësia e fëmijëve ndaj video-lojërave në epokën që ne jetojmë është kthyer në një problem shumë shqetësues sidomos për prindërit. Mirëpo teksa jetojmë në epokën e teknologjisë, prindërit duhet të gjejnë mënyrat e përshtatshme për ti balancuar gjërat. Ndonjëherë teksa fëmijët janë shumë të zënë duke u argëtuar me lojërat në platforma të ndryshme, por jo vetëm, i takon prindërve që të gjejnë të mesmen e artë. Sociologia Marsi Simo ka publikuar në Instagramin e saj një video këshilluese për të gjithë prindërit që gjenden në vështirësi të tilla. Gazetare: Ema Shazivari