Mediat kosovare bëjnë me dije se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.