Akuzat për falsifikim dokumentash, Basha: 90% e gënjeshtrës ra
08/11/2019 19:26

Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në një prononcim për mediat në lidhje me vendimin e prokurorisë për ta marrë të pandehur pasi akuzohet për falsifikim dokumentash. Basha ka thënë se 90% e gënjeshtrës ka rënë. 90% e gënjeshtrës për financim të paligjshëm dhe para ruse është çmontuar para shqiptarëve. Atë 10%, që ka mbetur nga fabrikimi i gënjeshtrës prej prokurorisë, nën presionin e Edi Ramës, do ta çmontojmë në gjykatë. Deklarata: Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë. 1.Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë. 2.Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë. 3.Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit. Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë. Pyetje: Si zoti Basha? Ju akuzojnë si fallsifikatorë. Lulzim Basha: Vetëm përmes të vërtetës. Ky është minimumi, na akuzuan për agjentë rusë, na akuzuan për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej. Për çdo skandal që u plaste nxirrnin nga një akuzë. Pra, e vetmja gjë që na solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën dhe e vërteta do të çmontojë plotësisht edhe këtë 10% që ka mbetur. 90% ka rënë edhe 10% do ta çmontojmë në gjykatë. Pyetje: Lidhjet me rusët? Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është.

Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44
Top News- Kandidatura Braçe? Flet Berisha, Kush do jetë kandidati i PD?
04/04 16:04
Top News- A mund të sulmojë Irani me raketa Shqipërinë? Berisha tregon garancinë në mbrojtje
04/04 16:02
Top News – Rama: BE do të na marrë brenda vetes. ‘Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave’
04/04 15:36
Top News – Berisha ‘harron’ Florjan Binajn! ‘Do u ofrojmë qytetarëve kandidatin më të shkëlqyer’
04/04 15:13
Top Channel/ Berisha heq dorë nga Binaj, premton një kandidat të PD për Tiranën
04/04 15:10
Top News – ‘Protesta e fuqishme, kundërshtarin do e kapim në befasi’ Berisha flet për 17 prillin
04/04 15:03