Aksioni kundër informalitetit, kryefjala e punës së qeverisë
31/08/2015 00:00
Kryefjala e 300 ditëve të treta të qeverisë “Rama” do të jetë informaliteti. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri paralajmëroi se aksioni kundër abuzuesve nuk do të ndalet derisa të arrihet qëllimi; formalizimi i ekonomisë.