Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë prej dy ditësh kontrolle në qytetin e Vlorës. Kryesisht këto kontrolle janë bërë në hyrje-daljet e qytetit, konkretisht për personat e shpallur në kërkim. Deri më tani janë çuar në polici tre automjete të shtrenjta për verifikim, ndërkohë që persona të shoqëruar nuk ka patur.