Aksidenti në vijat e bardha/ Eksperti: Shkak shpejtësia, të afërmit e dy viktimave: Duam drejtësi!
03/01/2020 15:36

Në datën 2 janar, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. Erjon Balla, 36-vjeçari nga Rrësheni dhe Hydajete Salliu, 72-vjeçarja nga Tirana ndërruan jetë. Një makinë e tipit Volsvagen e drejtuar nga Eltjon Lazri duke ecur me një shpejtësi të madhe dhe në kundravajtje, u përplas më një tjetër makinë po e tipit Volsvagen më pas makinë e drejtuar nga Eltjoni ka goditur dy këmbësorë, të cilët po kërkon të kalonin rrugën duke pritur te vizat e bardha. 72-vjeçarja ishte duke shkuar tek shtëpia e djalit të saj për ta uruar atë për Vitin e Ri. “Hydajetja po shkonte për drekë te djali i saj dhe pisllëku i mori jetën. Kërkojmë nga shoferët që të bëjnë kujdes në qytet mos të ecin me shpejtësi. Si mundet të shkojë njeriu 50 metra lartësi, ja ashtu iku ai djali i ri që vdiq”, shprehen familjarët. Shpejtësia mori jetën e dy kalimtarëve, të cilit po prisnin në fillim të vijave të bardha të kalonin në krahun tjetër të rrugës. “Duhet studiuar sjellja e dy automjeteve dhe shpejtësia. Këtu mësuam që kalimtari, apo këmbësori është fare i pambrojtur. Shpejtësia e lejuar në qendrat urbane nuk është më shumë se 40 kilometra në orë”, deklaron Artur Sulce, ekspert autoteknik. Janë të shumta automjetet që këto ditë të para të Vitit të Ri i sheh rrugëve të kryeqytetit të qarkullojnë me shpejtësi. Si çdo vit, edhe pse policia paralajmëroi një strategji për festa, duket se kjo nuk i ka trembur ata që shkelin ligjin duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16
Top Channel/ IKMT aksion në Vlorë, shembet objekti i ndërtuar pa leje
09/04 17:15
Top News- Kinezet, prostitucion në Golem / Arrestohen katër të huaja në një shtëpi me qira
09/04 17:02
Top Channel/ Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: ja kur do të hapet aksi
09/04 16:51
Top News – Do ndëshkojë ‘të padobishmit’ e NATO-s / ‘Pëshpëritësi i Trumpit’ në Shtëpinë e Bardhë
09/04 15:51
Top News- Çifti zhvendos shtëpinë, literalisht…‘E ngarkon’ mbi kamion, ishte në truallin e gabuar
09/04 15:47
Top News – Praktika e njësuar e GJL: Arrest me burg për të gjithë, apo shqyrtime individuale?
09/04 15:44
Top News – Denoncimi i Braçes: Kompania “Lufra” fushatë kundër qumështit vendas
09/04 15:42
Top Channel/ Tradita e Pashkëve, 80-vjeçarja lyen 200 vezë për festën e Pashkëve
09/04 15:31
Top Channel/ Pitbulli kafshoi të miturën, paditet bashkia në Vlorë, banorët të shqetësuar
09/04 15:28