“Ashpërsimi i Kodit Rrugor dhe shumëfishimi i gjobave”; ky është propozimi i Ministrisë së Brendshme për vitin 2020. Kjo përfshin përdorimin e celularit gjatë drejtimi të mjetit, parakalimet e gabuara si dhe rikthimin e këshillimit, pra lënia e gjurmëve në historikun e shkeljeve të drejtuesit të mjetit. Sipas Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, aksidentet rrugore shkaktojnë 5 herë më shumë viktima sesa krimi.