Një aksident është shënuar ditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motor dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.