Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Paper. Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete. Shkak i këtij aksident dyshohet të jetë parakalim i gabuar i një prej automjeteve. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur dy persona, mes tyre një vajzë e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë vajzën nga automjeti i dëmtuar rëndë, siç edhe mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.