Shqiptarët po vdesin më shumë nga ndotja e ajrit . 1/3 e personave që humbin jetën kanë shkak sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit dhe e ujit. Shqipëria rënditet ndër vendet me ajrin më të ndotur në Europë pas Bosnjës. Ekspertet e shëndetit duhet të ngrenë alarmin thotë Gjoka pasi po vdesin dy herë më shumë nga ndotja se sa nga Covid-19. Përveç ndërtimeve shkaktare kryesore të ndotjes, Gjoka përmend lëndën djegëse që përdorin automjetet.